Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit më 31 tetor 2024, ku një person ka humbur jetën shkruan Radio Star.
Ngjarja e rëndë, e cila përfshiu tri automjete, rezultoi me lëndime trupore për tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente të Gjilanit.
Pasagjerja, një shtetase e Kosovës e lindur në vitin 1978, fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe vdekjen e saj e konfirmuan mjekët në QE-Gjilan.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./radiostar/