Nesër do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e javës së 12-të të Superligës së Kosovës, ku skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Dukagjinit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur sot shortin për gjyqtarët e kësaj ndeshjeje, dhe gjyqtari kryesor i caktuar për këtë përballje është Lirim Jashari.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të Gjilanit dhe do të fillojë në orën 13:00.