Drita do të përballet me një udhëtim të vështirë drejt Suharekës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të. Pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Prishtinës në mesjavë, Drita synon të vazhdojë me sukses dhe të marrë tre pikët e radhës në këtë përballje të vështirë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur sot shortin për gjyqtarët e kësaj ndeshjeje dhe gjyqtari kryesor për këtë sfidë do të jetë Alban Shala.
Ndeshja do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke filluar nga ora 13:00.