Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/