Në ndeshjen e sotme mes Gjilanit dhe Dukagjinit, skuadra vendase po përballet me një situatë të vështirë, pasi është gjetur në disavantazh 0-2 pas pjesës së parë.
Ekipi i trajnerit Ismet Munishi ka dominuar në këtë pjesë, duke shënuar dy gola që i kanë vënë në pozitë të favorshme për të marrë pikët e plota.
Skuadra e Dukagjinit po del të një kundërshtar i vështirë për Gjilanin gjatë këtij kampionati, trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, i cili do të duhet të reagojë në pjesën e dytë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Mbetet të shihet nëse ai do të bëjë ndonjë ndryshim në formacion ose strategji për të rikthyer skuadrën në lojë dhe për të shmangur humbjen në shtëpi.