Sot, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës, FC Drita udhëton drejt Suharekës për një përballje të vështirë në kërkim të një tjetër fitoreje.
Ekipi gjilanas vjen nga një fitore mbresëlënëse ndaj Prishtinës dhe synon të vazhdojë serinë pozitive me një tjetër rezultat të mirë.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën për media ka pranuar që kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë, por ambiciet e ekipit mbeten të pandryshuara – synimi është fitorja. Ramadani e ka theksuar se ekipi do të japë maksimumin për të marrë tri pikët e radhës ndaj Suharekës, në një sfidë ku konkurrenca dhe përkushtimi do të jenë kyç për suksesin.
Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.