Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, përmes drejtorit Kushtrim Zeqiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kapitenit të KB Drita, duke e cilësuar atë si një pretendim të pabazuar. Në këtë reagim, Zeqiri përmend mbështetjen financiare që komuna ka ofruar për klubin që nga fillimi i mandatit të tyre, një mbështetje që, sipas tij, është shumë më e lartë në krahasim me vitet e mëparshme.
Ai akuzon ata që kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë shpërfillur sportin në të kaluarën për përhapjen e këtyre “gënjeshtrave,” duke theksuar se pjesëmarrja e klubit në gara është një çështje që i përket rregulloreve të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së.
Komunikata e plotë:
Reagim nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqiri:
Klubi i basketbollit Drita nuk është shuar.
Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza.
Le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë:
• 2022 – 5,600 €
• 2023 – 10,000 €
• 2024 – 8,000 €
23.600 € gjithsej për 3 vite!
Kjo ishte mbështetja në vitet para nesh:
• 2021 – 4,300 €
• 2020 – 0 €
• 2019 – 5,000 €
9300 € gjithsej për 3 vite!
Nën qeverisjen tonë, klubi i basketbollit Drita ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin. Pjesëmarrja në gara është një çështje proceduriale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së.
Së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë:
MOS GËNJENI!