Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe nënkryetari i saj në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e partisë në Zvicër, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdueshme të diasporës shqiptare.
Haziri u takua me përfaqësuesit e LDK-së në qytetet Zurich, Luzern dhe Solothurn, duke diskutuar mbi rëndësinë e “Rrugës së Re” që synon forcimin e rolit të rugovistëve në mërgatë dhe përparimin demokratik të vendit.
Komunikata e plotë:
Kryetari Lutfi Haziri takoi strukturat e LDK-së në Zurich, Luzern dhe Solothurn
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka takuar strukturat e partisë Zvicër, përkatësisht në Zurich, Luzern dhe Solothurn.
“Kisha kënaqësinë t’i takoja strukturat e Degës së Parë të LDK-së në Zurich dhe Luzern dhe Degës së Dytë në Solothurn. Rruga e Re për Kosovën na bashkon të gjithëve përsëri. Roli i rugovistëve në mërgatë, për liri, pavarësi e demokraci ishte thelbësor ndër vite dhe i tillë vazhdon të mbetet dhe sot. Ju faleminderit shumë për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës për liri, pavarësi e demokraci. Mërgimtarët janë heronjtë tanë të gjallë ”- tha kryetari Haziri.