Kandidati i republikanëve për president, Donald Trump, i u është drejtuar votuesve në qytetin Palm Beach në Florida.
Shumë përkrahës të tij janë grumbulluar duke festuar, derisa kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nuk ka planifikuar të flasë.
Numërimi është duke vazhduar.
Më parë, republikani Donald Trump kishte një epërsi më domethënëse ndaj Kamala Harris, por tani ajo është ngushtuar. Trump ka 230 vota elektorale, ndërkaq Harris 210. Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Vendet e luhatshme elektoralisht pritet të jenë vendimtare në këto zgjedhje.
Në këtë foltore të cilën është duke folur ai poashtu ka trguar se është shuëm krenarë që do të jetë përsëri si një prsident i ardhshëm në SHBA.
Ai aktualisht drejton në Pensilvani, Miçigan dhe Wisconsin – tre shtetet kryesore kryesore në Rripin e ndryshkut.
“Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme”, tha Trump.