Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një vrasje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi, shkruan Reporteri.
Nuk bëhet e ditur për arrestimin e të dyshuarve për rastin.
“Gjilan / 07.11.2024 – 13:50. Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
V.Salihu (1998) i njohur me nofkën “TITA” dhe F.Mitev (1998) janë identifikuar si të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.