Fushata parazgjedhore ka filluar tashmë, në ndërkohë janë shtuar dhe akuzat e kundërakuzat.
Por cila është alternativa e Partisë Demokratike e Kosovës më Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, cilat janë pikat e dobëta të qeverisjes së Albin Kurtit sipas kësaj partie.
Për të gjitha këto ka folur Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka treguar se pse sipas PDK-së, Bedri Hamza është alternativa ma e mirë.
Ajo ka kritikuar pushtetin se po përdorë resurset e shtetit për të fituar pikë elektorale.
“Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së zotit Hamza për kryeministër të vendit, ne kemi filluar ne kemi filluar ë përgatitjet për hartimin e programit ë zgjedhor, përkatësisht programit qeverisës të zotit Hamza dhe ka qenë insistim i kandidatit, por edhe i tërë ekipës që ky program para se të finalizohet, të diskutohet dhe të merret imputi i qytetarit të Republikës së Kosovës. Programi zgjedhor dhe qeverisës i Partisë Demokratike të Kosovës nuk reflekton as ambiciet e pushtetarëve, as ambiciet dhe ëndrrat e ministrave apo ministrave potencialë apo Kryeministrit, është një program i cili është hartuar nëpër punëtori të shumta, të cilat shumë prej tyre kanë qenë edhe të publikuara, punëtori të shumta që i kemi pas anekënd Kosovës. Pastaj, pas përfundimit të punëtorive është bërë finalizimi i programit zgjedhor dhe kanë filluar takimet me qytetarë anekënd Kosovës, por edhe në diasporë”, ka deklaruar Çitaku për Telegrafin.
Ajo ka thënë se për PDK-në është shumë më rëndësi që vota në zgjedhjet e nëntë shkurtit të mos jetë thjesht një votë kundër, të mos jetë thjesht një votë ndëshkuese, por të jetë një votë afirmative, të jetë një votë për ne duam votat e qytetarëve si rezultat i bindjes, jo si rezultat i zhgënjimit.
“Tash është e vërtetë që pritjet e secilit qytetar të Kosovës, madje edhe pritjet e atyre që nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë më të mëdha. Është për keqardhje që kjo qeveri po e përfundon mandatin pa asnjë rezultat konkret, asnjë projekt, nëse mund të ma përmendi një projekt kapital që ka filluar dhe ka përfunduar me këtë qeveri unë do të isha e lumtur. Nuk ekziston as edhe një projekt i vetëm domethënës”, shtoi Çitaku.
Sekretarja e PDK-së ka theksuar se subjekti që ajo i takon i ka ofruar qytetarit të Republikës së Kosovës antipodin më të madh të kësaj kaste qeverisëse.
“Karshi kaosit, dramave mungesës së përgjegjësisë, qasjes aventureske, joseriozitetit në raport me aleatët ne i kemi ofruar një njeri serioz si Bedri Hamza, kompetent, kredibil, i cili ka një rekord, ka një të kaluar ë të shkëlqyeshme në menaxhimin e jo vetëm të financave publike si ministër dhe si guvernator, por edhe si kryetar i Mitrovicës, dalin çdo ditë raporte dhe analiza nga organizatat e pavarura jo- qeveritare të cilat Mitrovicën e shpallin si të themi kampion në përmbushjen e zotimeve”, ka shtuar ajo.
Çitaku në këtë intervistë ka folur edhe për temat tjera që mund të presin Kosovën në aspektin ekonomik, politik e sidomos pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthimit të ish presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimit që mund të ketë kjo në relacion me Kosovën.