Prishtina mund të paraqitet pa dy përforcinet e ardhura nga Gjilani Armend Thaqi e Leotrim Bekteshi, në ndeshjen e parë para kualifikuese që skuadra e zhvillon në Gjibraltar me 28 qershor ndaj Europa FC, shkruan Korneri.net.
Korneri.net merr vesh që pengesë për dy mbrojtësit e ri po del ish skuadra e tyre Gjilani, i cili nuk po i liron futbollistët ti bashkohen skudrës para përfundimit të plotë të kontratës.
Thaqi e Bekteshi kanë kontratë me Gjilanin deri me 30 qershor, andaj nuk do të kenë drejt loje nëse skuadra gjilanase nuk i lenë të lirë para kësaj date.
Aktualisht drejtuesit e Prishtinës, po punojnë të gjejnë akordin me homologët e tyre të Gjilanit, të cilët nuk janë të pajtimit të lirojnë para kohe futbollistët e tyre.