Kamer Zymberi ka arritur të fitojë një tjetër mandat në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat, duke konfirmuar besimin e qytetarëve për angazhimin e tij në këtë detyrë.
Pas shpalljes së rezultateve zyrtare, Zymberi ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetësit, veçanërisht për komunitetin shqiptar të kësaj komune, për përkrahjen dhe besimin e treguar gjatë zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas rezultateve zyrtare, më lejoni të ju njoftojë dhe posaqërisht të ju faleminderoj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes sime për një mandat te dytë në këshillin e përgjitshëm komunal të komunes se Martigny-Charrat.
Faleminderoj në veçanti të gjthë komunitetin shqipëtar te komunës Martigny-Charrat pa dallim, për përkrahjen dhe besimin e dhënë.
Me respekt
Kamer Zymberi🤝 💙