Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës.
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Gjilanit, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 12 qershor deri më 18 qershor 2018, ora 17:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Gjilan.
Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin/ët me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Rregulloja e zgjedhjeve të brendshme përcakton, se anëtari i Lëvizjes për t’u kandiduar për kryetarë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duhet të mbledhë 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Qendrës ose së paku 10% të nënshkrimeve të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Qendrës përkatëse.
Pas zyrtarizimit të kandidatit/ëve, zhvillohet fushata zgjedhore, gjatë të cilës shpaloset platforma.
Të gjithë anëtarët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Qendrës sipas parimit “një anëtar një votë”, në vendvotimet që do të hapën në ditën e votimit.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë dhe të fuqizojmë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.