Te nderuar pjesëtarë te Ansamblit GJILANI dhe dashamires te artit dhe kulturës ne përgjithësi.
Ju informoj se sot pranova një mirënjohje për përfaqësim te dinjitetshëm te qytetit tonë, ne festivale ndërkombëtare dhe kombëtare, ne emër te ansamblit GJILANI nga Kryetari i Komunës se Gjilanit Z.Lutfi Haziri dhe i falënderohemi për këtë, por jemi te dëshpëruar për mos vlerësim te individëve qe dhan shume djerse për këto suksese kulminante, nga ,,komisioni’ i përberë nga zyrtaret për kulturë e qe ka prej tyre qe ne te kaluarën e kanë shpërblyer veten dhe familjaret me çmime dhe mirënjohje e ku kryetari i Komunës është detyruar te i anuloj. Ky komision sot vlerësoj psh.,,valltari me i mire” individ qe ka shume vite qe nuk janë takuar me skenën e mos te flasim për periudhën qershor 2017-Qershor 2018, individët qe sot nuk morën nga një mirënjohje simbolike sigurisht, Valltar, Këngëtarë, Muzicient profesionist, aktivist te ndryshëm kane derdh djersen e tyre, kanë shpenzuar jashtëzakonisht kohe dhe mjete materiale për ta përfaqësuar sa me mire qytetin tone dhe gjithë kombin, duke u angazhuar ne te gjitha festat dhe manifestimet kombëtare ne Komunën e Gjilanit, nuk u vlerësuan, i siguroj te gjithë përgjegjësit për kulture ne veçanti ,,komisionin” se nuk do te mund te ndalni vullnetin dhe shpresën e dhjetëra profesionisteve dhe te rinjve qe ti ruajnë dhe kultivojnë vlerat e tyre kulturore. Ne nuk do te ndalemi sepse shpresojmë ne reflektimin e te gjithë atyre qe kane përgjegjësi dhe vullnet për te ecur përpara si gjithë te tjerët.
Duke ju falënderuar dhe kërkuar ndjese për kohen juve artdashës ne përgjithësi, ju përshëndesim dhe ju sigurojmë qe sukseset nuk do te ndalen.
Nehat Ferati falemderon Kryetarin Hazir per vlersimim,por jemi te deshpruar me mos vlerësim te individëve qe dhan shume djerse për këto suksese kulminante!
Ndani këtë artikull