Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në pikë kontrolli të automjeteve është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.95 ‰, matje me alkool test.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.