Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 11 – 17 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale, ndaj dyzetegjashtë (46) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
tridhjetekatër (34) aktakuza, ndaj dyzet (40) personave, tridhjetetetë (38) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), dyzetekatër (44) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë, shtatë (7) ankesa, nëntë (9) persona të ndaluar, pesë (5) kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj nëntë (9) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetetetë (28) persona.