Dita e enjte mund të zbardh me borë.
Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.
Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.
“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depërtojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhia ‘Kaitano’ sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle”, tha ai.
Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte, sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.
“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai në Klan Kosova.