Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një vizite në fermën e Besnik Mujit në fshatin Bresalc, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të këtij fermeri në zhvillimin e bujqësisë lokale.
Hyseni ka theksuar se për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit po përfitojnë nga politika mbështetëse konkrete, përfshirë subvencionin prej 8 centësh për litër qumësht. Me miratimin e buxhetit të ri, kjo mbështetje do të rritet në 10 cent për litër, duke siguruar kushte më të mira për zhvillimin e këtij sektori jetik.
“Bujqësia është një ndër profesionet më të rëndësishme për shoqërinë, dhe për ne mbështetja për fermerët është prioritet mbi prioritete,” u shpreh Hyseni, duke riafirmuar angazhimin e tij për fuqizimin e sektorit bujqësor në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Sot vizituam fermerin Besnik Muji nga fshati Bresalc, i cili na tregoi për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që po bën në fermën e tij. 👨🌾
Për herë të parë pas luftës, Besniku dhe fermerët e tjerë të Gjilanit po përfitojnë nga politikat tona mbështetëse, duke u subvencionuar me 8 cent për litër të qumështit. Me aprovimin e buxhetit kjo do të rritet në 10 cent për litër. 🐄🥛
Bujqësia është një ndër profesionet më jetike për shoqërinë andaj ne nuk do ndalim asnjëherë mbështetjen tonë për këtë sektor. 🌾🚜
Bujqësia prioritet mbi prioritete!
#pergjilaninqeduam #javaebujqesise