Komuna e Gjilanit ka publikuar agjendën zyrtare për shënimin e 112-vjetorit të Ditës së Flamurit, një nga festat më të rëndësishme kombëtare për shqiptarët.
Aktivitetet festive do të përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore, artistike dhe përkujtimore, që synojnë të nderojnë këtë datë historike dhe të bashkojnë qytetarët në një frymë të krenarisë kombëtare.