Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie LDK-së, Xhavit Ahmetin, në 28 vjetorin e vdekjes.
Ai ka thënë se Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe.
Shkrimi i plotë:
28 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të Anamoravës, këshilltarin e presidentit Rugova, Prof. Dr. Xhavit Ahmeti. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije për çështje të arsimit i presidentit Rugova, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë për vendin.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!