Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Sead Rahimin nga Malisheva, një nga 30 fermerët që përfituan panele solare me kapacitet prej 3.6kW, një iniciativë që ka sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në bujqësinë e komunës.
Ky projekt i mbështetur për herë të parë në Gjilan ka ulur ndjeshëm kostot e operimit dhe mirëmbajtjes për fermerët, duke kontribuar kështu në përmirësimin e efikasitetit të sektorit të bujqësisë.