Në moshën 62-vjeçare, ka ndërruar jetë Ibrahim Ismajli, ish-kryetari i partisë Balli Kombëtar, dega në Gjilan. Ibrahim Ismajli njihej për vlerat e larta njerëzore dhe patriotike, duke qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Gjatë jetës së tij, ai u angazhua për promovimin e ideve kombëtare dhe ruajtjen e vlerave të Ballit Kombëtar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të atdheut. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, me Ikindi, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij pritet t’i japin lamtumirën e fundit një njeriu që dha shumë për kombin dhe qytetin e tij.