Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilluan një takim me strukturat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Gjatë takimit, u diskutua për të arriturat e qeverisjes së deritanishme, mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kishim kënaqësinë që një pjesë të vikendit ta kalonim së bashku me Kryeministrin Kurti në Gjilan.
Fillimisht u takuam me strukturat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ku diskutuam për të arriturat e qeverisjes tonë, mbështetjen e pakursyer nga Qeveria dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. 🗳️
Vizita e Kryeministrit në qytetin tonë nuk mund të mbyllej pa vizituar Teatrin e Qytetit, ku patëm rastin ta shohim shfaqjen e jashtëzakonshme “Djali” nga Florian Seller në regji të Erson Zymberit. 🎭