Të tillë janë të rinjtë e NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Energjia dhe dëshira për ta bërë Kosovën tonë një vend ku secilit i jepet mundësia për jetë të dinjitetshme, shkollim e punësim të mirë është detyrë e jona. Por, asgjë nuk mund të bëhet pa forcën e rinisë.
Janë këta të rinj e të reja të cilët duke i ditur sfidat me të cilat përballen, të cilët i jetojnë këto sfida cdo ditë, kanë vendosur të angazhohen në jetën politike.
Gjilani dhe Kosova ka nevojë për idetë e të rinjve dhe energjinë e tyre për të ecur përpara me një drejtim qeverisës që kujdeset për të gjithë njerëzit.
Në këtë kuadër sot në Gjilan, mbajtëm Kuvendin e II-të e të Rinjve të NISMA Socialdemokrate në Gjilan.
Në praninë e 117 delegatëve u zgjodh kryetarja e rinisë, Arta Mustafa dhe 17 anëtarët e kryesisë.
Me këtë rast, dua të falënderoj për punën e tij të palodhshme edhe kryetarin e deritashëm të rinisë, Kenan Ahmeti