Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Forcës së Kosovës (FSK).
Shefi i ekzekutivit sot në mbledhjen e Qeverisë ka marrë vendim për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.
Derisa, Kurti u shpreh se ditën e FSK-së, po e shënojmë më një vendim të rëndësishëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë së Kosovës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij të mbledhjes së Qeverisë ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit dhe laboratorët për dizajnimin dhe zhvillimin e fluturakëve pa pilotë.
Ai ka thënë se mbrojtja edhe forcimi i Ushtrisë së Kosovës ka qenë prioritet i qeverisë.