Të shtunën zhvillohet derbi i shumëpritur mes Ballkanit dhe Dritës, një ndeshje që do të luhet në Suharekë dhe është pjesë e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës.
Drita, aktualisht lider i Superligës, ka një epërsi prej pesë pikësh ndaj kampionit aktual, Ballkanit. Kjo përballje pritet të jetë ndër më interesantet e javës, pasi të dy ekipet janë në garë të ngushtë për kreun e tabelës.
Sot është zhvilluar shorti për gjyqtarët e ndeshjeve të Superligës dhe drejtimin e këtij derbi i është besuar gjyqtarit Valon Bajgora, i cili do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Meriton Berisha.
Ndeshja do të fillojë të shtunën, në orën 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ky derbi pritet të sjellë spektakël dhe emocione për tifozët e futbollit kosovar!