Kryetari i degës së AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica ishte pjesëmarrës në homazhet pranë varrezave të dëshmorëve.
Më tutje ai tha se nëntori është muaji që simbolizon kulmin e ngjarjeve historike për shqiptarët, është një moment reflektimi mbi përpjekjet dhe sakrificat e brezave të tërë.
Me këtë frymë, Nazim Gagica përcjell urimin: “Gëzuar festat e nëntorit, shqiptarë!”
Për nder të datave historike të kombit shqiptar, bëmë homazhe pranë më meritorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dëshmorëve.
Për shqiptarët komplet kalendari vjetor është i mbushur me data e ngjarje historike, nëntori kulmon.
Ishim bashkë në secilën rrethanë historike, jemi bashkë sot në liri e do jemi përgjithmonë. Përpjekjet dhe sakrifica e shqiptarëve ndër vite, na obligon të shohim përtej secilit interes tjetër në raport me atë të kombit, shtetit e popullit.
Shqiptarë, gëzuar festat e Nëntorit!