Skuadra e Dritës ka zhvilluar stërvitjen e radhës para derbit me Ballkanin, që pritet të luhet të shtunën.
Në shenjë nderimi për festën e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit, Drita ka treguar kreativitet duke mbajtur stërvitjen nën hijen e flamurit kuq e zi.
Lojtarët dhe stafi u mbuluan me nga një flamur kombëtar, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe krenarie kombëtare./radiostar/