Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka bërë edhe një gafë.
Ajo gjatë vizitës sot në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ka ngatërruar stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Gërvalla-Boletini: Mirëmëngjes kryetar – Nuk jam kryetari por stërnipi i Boletini, raporton KP.
“Mirëmëngjesi kryetar, jo nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit. Ahh, më falni”, dëgjohet duke thënë Gërvalla, derisa Boletini ia bën me dije se kryetari Ilir Peci ndodhet brenda.