Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të cilësuar si prishje të rendit dhe qetësisë -bezdisje publike që është regjistruar në Gjilan.
“Policia e Kosovës në Gjilan me 11 qershor 2018, rreth 23:50, ka pranuar një ankesë përmes rrugëve operative se në rrugën “Avdulla Tahiri”, i dyshuari, ka lëshuar muzikë me zë të lartë në kafiterin e tij, ku ka prishur rendin dhe qetësinë publike”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshimtit i shqiptohet fletëparaqitje për “Prishje e rendit dhe qetësisë -Bezdisje publike”, dhe rasti i referohet Gjykatës.