Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. A.,në kohëzgjatje prej 1(një)muaji për shkak se i njëjti ka kanosur vëllezërit e tij gjatë një seance gjyqësore për trashëgiminë.
“Me datë 12.06.2018, rreth orës 09:15 minuta në objektin e Gjykatës Themelore në Gjilan, i pandehuri E. A. ka kanosur seriozisht vëllezërit e tij, A. A. dhe N. A., në kohën sa ishte duke u mbajtur seanca gjyqësore lidhur me trashëgiminë, me këtë rast gjyqtari i ka kërkuar të njëjtit që të liron gjykatoren, mirëpo i pandehuri nuk i kishte përfillur urdhëratë e gjykatësit, ku është dashur intervenimi i sigurimit të gjykatës dhe gjatë largimit të tij nga salla ka fyer gjyqtarin”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore