Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën moshën 18 vjeçare, raporton Sinjali.
Projekt-ligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç ka për qëllim të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe grupit të ndjeshëm ndaj efekteve negative që sjellin pijet energjike.
Ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim këtë Projekt-ligj me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.