Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë lejuar anëtarët e Listës Serbe që të nënshkruhen në seancën e sotme plenare.
Sipas tyre këta deputet nuk kanë të drejtë që të vinë më në Kuvend, derisa deputeti, Halil Thaçi ia përmend edhe vrasjes e policit të Kosovës, Afrim Bunjakut.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.
Ai ka kërkuar nga anëtarët e Listës Serbe që ta lirojnë Kuvendin.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërprehet kjo seancë dhe kërkojë ta lironi Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca,