Nazim Gagica ka prezantuar aderimin e ri në AAK-në e Gjilanit, ish-të burgosurin politik dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Refik Kadriu.
Gagica ka thënë se Refik Kadriu përfaqëson shembullin ideal të një shqiptari atdhedashës, qytetari të edukuar dhe miku të pashoq. Ai është një vlerë e shtuar për Aleancën.
Shkrimi i plotë:
Vizionit tonë në Aleancë iu bashkua ish-i burgosuri politik, veprimtari i pandalshëm e i dalluar i çështjes kombëtare, Refik Kadriu.
Refiku është shembulli më i mirë i shqiptarit atdhedashës, i qytetarit të edukuar e një miku të pashoq. Refiku është vlerë e shtuar në Aleancë.
Aleancës po i bashkohen shumë njerëz që ia duan të mirëm Gjilanit dhe Kosovës, njerëz dhe familje të dëshmuara ndër vite për kontributin e madh në interes të përgjithshëm.
Aleanca tanimë është shndërruar në adresë për të gjithë qytetarët!