Pas ndeshjeve të Kupës, nesër rikthehet Superliga e Kosovës me sfidat interesante të xhiros së 16-të.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit pritet të jetë një përballje interesante, që do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Genc Nuza, i shoqëruar nga asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Enis Bejtullahu.
Ndeshja do të nisë në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.