FC Drita vazhdon përforcimin e skuadrës për sfidat e sezonit të ri.
Bardhekaltrit kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kosovar Altin Bytyçi, një futbollist që sjell siguri, përvojë dhe karakter në repartin defensiv.
Me eksperiencën e fituar në futbollin elitar dhe me ambicie të mëdha për sukses, Bytyçi i bashkohet Dritës i gatshëm për të dhënë maksimumin në arritjen e objektivave të klubit.

