Në dy lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit, rinia i besoi udhëheqjen dy vajzave të reja, kuadra të ardhshme të shkëlqyera të PDK-së: Erëlehta Osmani, përkatësisht, Veronika Xhelili.
Gjilan, 13 qershor 2018
Gjithandej qytetit, rinia gjilanase po i bashkohet “DEKADËS SË RE” të Partisë Demokratike, duke e parë si të vetmen mundësi për t’i ndryshuar rrjedhat edhe në Gjilan. Në këtë relacion, ata e kanë shfrytëzuar sot këtë rast, me pjesmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të RDK-së, në dy nëndegë të qytetit, me ç’rast, kanë zgjedhë strukturat e reja të këtyre nëndegëve: kryesinë, delegatët e kuvendit të degës së RDK-së në Gjilan. Ndërkaq për kryetare të rinisë të nëndeges së 3-të, është zgjedhur Erëlehta Osmani, politologe dhe këshilltare komunale, kurse nëndega e 17 e RDK-së, poashtu sot, pozitën e kryetarës së kësaj nëndege, ia kanë besuar të rejës, studentes së ardhshme te teknologjisë ushqimore, Veronika Xhelili.