Një person në Gjilan nuk i ka respektuar urdhrat e ndalesës nga Policia e Kosovës.
Ai me veturën e tij nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, me ç ‘rast gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia thotë se gjatë kontrollimit të veturës kanë gjetur e sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë paketime, si dhe para të gatshme.
Ndërkohë, në raportin ditor është bërë e ditur se rasti është në hetime.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturën Golf me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, me ç ‘rast gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë (9) paketime, dhe para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të PK-së.