Se populli kosovar është human, e sidomos në festa, është dëshmuar shumë herë në solidarizimin dhe ndihmën që ka bërë për njerëzit në nevojë.
Një gjest i mirë po bëhet tani edhe në qytetin e Gjilanit, pikërisht për nder të festës së Bajramit.
Një dyqan rrobash për fëmijë ka vendosur që të dhurojë rroba falas për personat në nevojë.
Pronarët e dyqanit Tara në Gjilan kanë vendosur të japin modele falas për këtë kategori personash, për ti bërë të ndjehen bukur dhe të veshur me stil edhe ata, njëjte sikur shoqëria e tyre.
Ky është njoftimi që ky dyqan e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale.
Njoftim !!! Rroba falas!!
Të gjithë po duken mirë vetëm unë joo!!?
Jo jo mos qaj ,eja te Tara rroba falas!!!
Sikur shokët do te dukesh edhe ti!!!!
Edhe ju meritoni të gëzoheni me veshje të re për Bajram!!!
Merr me vete Librezën sociale eja te Tara!!!
Ne kemi vendos ti japim disa modele falas per ju!!
Ne rend te pare falimnderojmë gjithë klientët tanë për blerjet e tyre!!?? fal juve ketë mundemi ta bëjmë!!!
Eja mos ngurro!!! Prej orës 17-19 ju mirëpresim!!!
Gjilan (përballë furrës dora)