Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se 1710 familje në Roganë, Hodonoc, Muçiverc, Shipashnicë, Novosellë dhe Dajkoc do të përfitojnë nga ujësjellësi.
Rahimaj, së bashku me Kryeshefin e KRU Hidromorava, z. Ymer Salihu, kanë nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e rrjeteve të ujësjellësit në këto lokalitete.
Shkrimi i plotë:
1710 Familje në Roganë, Hodonoc, Muçiverc, Shipashnicë, Novosellë dhe Dajkoc po bëhen me ujësjellës✅
Së bashku me Kryeshefin e KRU Hidromorava, z.Ymer Salihu kemi nënshkruar marrëveshje për menaxhimin e rrjeteve të ujësjellësit në këto lokalitete.
Pas një maratone të madhe të punës, në bashkëpunim të ngushtë me HIDROMORAVA dhe në mbështetje financiare të parezervë të Ministrisë së Ekonomisë, Ministres Artane Rizvanolli dhe zv.Ministrit Getoar Mjeku, kemi arritur të finalizojmë një nga projektet më jetike për qytetarët tanë në këto fshatra.
Do vazhdojmë me testim dhe pranim teknik dhe shumë shpejt uji do të jetë në çdo shtëpi tuajën!