Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka vendosur të hyjë në garë për deputet të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky vendim është bërë i ditur pas publikimit të listës së AAK-së, të cilën kreu i saj, Ramush Haradinaj, e ka publikuar pak minuta më parë.
Lista tashmë është dorëzuar në KQZ dhe është bërë publike.
Nazim Gagica e ka shpallur kandidaturën e tij sot gjatë një tubimi të mbajtur në Gjilan./radiostar/