Një ekip i CNN, i udhëhequr nga reporterja Clarissa Ward, hyri në një burg sekret të regjimit të Asadit në Siri dhe gjeti një të burgosur që ishte mbyllur për muaj të tërë.
Gazetarët atje po kërkonin gazetarin amerikan Austin Tice, i cili ka qenë i burgosur në Siri për 12 vitet e fundit dhe familja e tij shpreson ta gjejë atë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.
Ai besohet se është kapur pranë Damaskut në gusht të vitit 2012, ndërsa raportonte për luftën civile në Siri.
Ekipi vizitoi vendet e fshehura të paraburgimit, ku një numër i madh civilësh u torturuan dhe u rrahën për vdekje. Ata panë qelitë dhe vunë re se njëra ishte ende e mbyllur.
Ata gjetën një të burgosur që ishte mbyllur për katër ditë pa ujë, ushqim dhe dritë të ditës. Ai as nuk e dinte se çfarë po ndodhte në pjesën tjetër të vendit.
“Gjithçka është në rregull, gjithçka është në rregull, ne jemi gazetarë, unë jam civil”, i tha gazetari.
I burgosuri i tha ushtarit që ishte me ekipin e shtypit se tre muajt e fundit ishte mbajtur në qeli.
“Faleminderit zotit që shpëtove, tani je i sigurt, mos ki frikë, je i lirë”, u përgjigj ushtari.
Pas tre muajsh izolim pa dritare, ish i burgosuri më në fund mundi të shihte qiellin.
“O Zot është dritë, ka dritë, po dridhem, po më dridhet fytyra”, tha ai dhe i kërkoi turmës të qëndronte me të.
Pasi i thanë se Siria ishte e lirë, ai e puthi ushtarin. /Telegraf