Sot po mbahet Kuvendi Komunal i Gjilanit, ku pika kryesore e rendit të ditës është miratimi i buxhetit dhe bartja e tij.
Përmes një statusi në Facebook, Nazim Gagica ka deklaruar se propozimi i tij për tejkalimin e ngërçit buxhetor ka marrë mbështetje unanime në Kuvendin e Gjilanit.
Statusi i plotë:
Jam i lumtur që sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, propozimi im për tejkalimin e ngërqit buxhetor tani e sa kohë për bartjen e mjeteve buxhetore, gjeti përkrahjen në plotëni të ekzekutivit dhe legjislativit nga të gjitha subjektet politike.
Jemi shumë të vendosur të punojmë për interesin e Gjilanit dhe qytetarëve tanë.