Ambasada e Shqipërisë ka hapur konsullatë nderi në Gjilan, konsullatë kjo që lidh në një rrugë më të shkurtër, qytetin me Tiranën.
Inaugurimi i saj u bë pikërisht për 19 vjetorin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, ndërsa u tha se si e tillë do të shërbejë për forcimin e lidhjeve në mes të shqiptarëve si dhe shënimin e aktiviteteve të shumta.