Në Gjilan është ngritur çmimi i bukës. Kjo ka bërë që furrat e bukës edhe në fshatin Zhegër të ngrisin çmimin e bukës, nga 30 cent sa ishte më parë në 40 cent, shkruan zhegra.info.
Por, vendim të njëjtë nuk ka marrë edhe furra e bukës Agrobakery që vazhdon me çmimin e vjetër. “I pyetur nga ekipi ynë për një vendim të tillë, Flamur Qerimi pronar i furrës tha se nuk ka arsye momentale për rritjen e çmimit”, shkruan zhegra.info, në faqen e saj në facebook.
“Çudi është kjo puna e ngritjes së çmimeve. Nuk është rritë çmimi i miellit, në mënyrë që të rritet pastaj çmimi i bukës. Furra jonë për momentin punon me çmime të njëjta, dhe nuk kemi ndryshim. Pra, një bukë vazhdon të kushtoj vetëm 30 cent, pos nëse ka ndonjë ndryshim të çmimit të miellit” ka thënë Qerimi