Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që kanë kërkuar nga Dogana e Kosovës që të merren mostra të lodrave të importuara kryesisht nga tregu aziatik për përmabajtjen e substancave të rrezikshme për fëmijë.
“Fokusi është te lodrat për fëmijët nën 36 muaj me prejardhjen nga tregu aziatik. Me 1 maj Dogana ka marrë mostra për testime në laboratorë, për shkak se nuk ka laboratorë në Kosovë dhe rajon, do t’i dërgojmë këto mostra në laboratorë evropiane, kemi bërë kërkesa dhe po presim përgjigje dhe shumë shpejtë do t’i dërgojmë”, ka thënë Hasani.
Ministri Hasani ka njoftuar se nëse dalin 51 për qind e lodrave që janë të rrezikshme, ata do të japin urdhër që të ndalohen të gjitha ato lodra dhe të mos importohen