Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në emisionin “Politiko” për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si të qëndrueshme dhe të shumëdimensionale.
Gjatë debatit, Kurti tha se raportet me SHBA-në mbështeten në tri shtylla kryesore: diplomaci, zhvillim dhe mbrojtje, duke theksuar se ato mbeten partner strategjik i Kosovës.
“Ti e di që nuk friksohem. Jemi në të drejtën tonë. Raportet me Shtetet e Amerikës i kemi thënë që janë tredimensionale: diplomacia, zhvillimi dhe mbrojtja. A e di pse nuk është ndoshta në shkallën që do kishim dëshiruar? Sepse SHBA-të kanë orientime tjera tash, nuk e kanë Ballkanin në qendër”, tha Kurti./Kanal10/

