Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht afër liqenit të Badovcit.
Në foton e siguruar nga Radio Star, shihet se vetaksidenti ka shkaktuar edhe kolona të gjata trafiku.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Në po të njëjtën rrugë, dje Radio Star raportoi për një tjetër vetaksident, ku ishte përfshirë një kamionetë. Dyshohet se këto vetaksidente janë shkaktuar nga kushtet atmosferike dhe mospërshtatja e shpejtësisë me rrethanat e rrugës.