Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri vlerëson se tetori dhe nëntori shënuan një rikthim të fuqishëm të LDK-së falë mobilizimit të rugovistëve dhe besimit të qytetarëve.
Sipas Hazirit me listën fituese të udhëhequr nga kryeministri Abdixhiku, LDK synon rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Kosovës, Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë vendit, duke synuar triumfin e madh më 9 shkurt.
Statusi i plotë:
Tetorin dhe nëntorin e kemi fituar me mobilizim. Ky rikthim i LDK-së këta dy muaj është besim i madh që dhjetori e janari të rriten edhe më shumë, për triumfin e madh të LDK-së më 9 shkurt. Falënderim deri në përulje për të gjithë rugovistët të cilët janë bërë sërish bashkë. Lista fituese në krye me kryeministrin Abdixhiku është për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit.